Shpëtimi i Milanit me taktikën e re sulmuese, ka marrë lavdata të shumta, pasi që në të ishin inkuadruar në 11-shen e parë Seedorf, Ronaldinho, Alexandre Pato dhe Filipo Inzaghi ose Marco Borriello.Menagjeri i Chelseat Carlo Ancelotti thotë se ai këtë formacion e kishte menduar sa ishte në Milan, por se Pato e kishte ndaluar.
“ Unë e kam menduar këtë sistem një vit më parë.”
“ Më pas nuk e zbatova. E dini pse ? Sepse Pato kundërshtoi këtë eksperiment duke menduar se nëse atë e lëmë në korner amo në anën e djathtë do izolohej.”
“ Leonardo duhet ta bind Paton dhe më pas të gjej një zgjidhje të duhur.”deklaroi Ancelotti për Il Giornale.