18 nëntor 2009

Lazio rrezikon ta humbë Kasamin

Problemet e Lazios nuk kanë kufi. Pas çështjeve të pazgjidhura me Pandev dhe Ledesma, Lazio rrezikon ta humbë edhe futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami, kampion i freskët i botës me Kombëtaren U21 të Zvicrës. Sipas uebfaqes goal.com, Lazio nuk i ka paguar disa premi futbollistit gjatë kohës sa ajo ushtronte me këtë ekip, kështu që 17 vjeçari ka bërë apel në Shtëpinë Botërore të Futbollit, FIFA, për shkëputjen e kontratës së tij. Gjatë verës, mesfushori Kasami ishte pranë transferimit tek Palermo, por më pas klubi lazial e mohoi një gjë të tillë. Pa dyshim, pas fitores në Botërorin Nigeria 2009, fama e Kasamit është rritur. Andaj, në rast se largohet nga Lazio, ai nuk do ta ketë të vështirë ta gjejë një ekip të mirë për të ardhmen e tij.