Ndoshta ekziston një mundësi për trajnerin e Italisë, Marçelo Lipi për t’iu përgjigjur emisionit të famshëm italian “Ç’e posta per te” (Ka postë për ty), që të shtunën e kaluar ka patur një numër më të madh shikuesish se kombëtarja e tij, duke iu përgjigjur postës, që i shkon atij. Po, sepse ndoshta nuk është vetëm një problem që ka të bëjë me spektaklin dhe cilësinë e skuadrës, por edhe me ndjeshmërinë, me pjesëmarrjen dhe transparencën. Italianët do të donin të dinin diçka më shumë për kombëtaren që Lipi ka marrë në drejtim, por ai, nuk përgjigjet. Kasano? Amauri? “Budallallëqe”, përgjigjet tekniku. Ndoshta.Por për çfarë kujton se diskutojnë njerëzit, tifozët? Për uraniumin e Iranit? Pikërisht sepse futbolli është shumë i lehtë, një lojë, për çfarë arsye duhet të blindohet me një heshtje kaq serioze? Gazetarët tashmë e dinë se nuk do të marrin asnjë përgjigje për pyetjet e tyre. Ndoshta, atmosfera që rrethon kombëtaren e Italisë do të ishte më e qetë dhe më pozitive nëse Lipi do të jepte ndonjë shpjegim më shumë, pra pse ai lojtar nuk grumbullohet, pse ai tjetri mund të rikthehet. Pikërisht, “budallallëqe”. Por ata që do të merrnin një përgjigje do të kishin ndjesinë se janë pjesë e skuadrës. Më poshtë janë përmbledhur 10 pyetjet, që i bëhen më shpesh trajnerit të Italisë, të cilat e meritojnë një përgjigje.
1) Amauri, pasi të marrë pasaportën, do të merret në konsideratë.
2) Pjesëmarrja në fazën kualifikuese është një kusht që duhet plotësuar për të marrë pjesë në botërorin afrikanojugor?
3) Nëse jo, do të merrej në konsideratë Nesta nëse do të ndryshonte mendim?
4) Po Toti, që është vënë në dispozicion?
5) Edhe Del Piero është kandiduar, a ka arsye të shpresojë?
6) Legrotalie, nëse luan pak, rrezikon si Santon?
7) Nëse Baloteli do të shpërthente, do të ishte në kohë të përfshihej në listën e 23 lojtarëve?
8) Cilat janë arsyet “teknike dhe psikologjike” që iu shtyjnë të mos grumbulloni Kasanon?
9) Keni folur ndonjëherë me drejtuesit e Juventusit për një rikthim të mundshëm tuajin në Torino?
10) Kur do ta merrni vendimin për të qëndruar ose jo në drejtim të Italisë?