18 nëntor 2009

Del Piero rikthehet: Ndihem si një fëmijë!

Në qershor shpresoj të mos jem me pushime”. Me pak fjalë Aleks Del Piero rithekson dëshirën e tij për t’u kthyer në kombëtare, por para së gjithash, ai është gati të kthehet në fushë me Juven pas dëmtimit: “Tani jam mirë dhe mund të luaj, nëse jemi më shumë, edhe më mirë, edhe pse kemi shumë përkushtime që na presin, - shpjegon kapiteni bardhezi. - A kam pasiguri kur do të kthehem?
Unë fizikisht duhet të mendoj dhe të jem mirë, nuk kam asnjë dyshim. Ndihem akoma si një fëmijë”. Me modulin e ri të përshtatur nga Ferrara, për kapitenin Del Piero, mund të ketë ndonjë problem për vendosjen në fushë: “Unë nuk kam asnjë dyshim, ndoshta që këtë të dielën ndaj Udinezes, jam gati. E vendos ai se në ç’rol do të luaj, por unë ndihem një sulmues si gjithnjë”.