18 nëntor 2009

Moxhi, Juves: Tani kujtohen për titujt?!

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi është kthyer të flasë për “Zonjën e vjetër”, duke mos kursyer “kunja” ndaj presidentit aktual bardhezi, Zhan Klod Blank… “Lipi te Juvja pas Botërorit? Nuk e besoj, - u shpreh “Big Luçiano”. - Jam i sigurt që do të qëndrojë në kombëtare. Amauri? Nuk është ndonjë mister që duan ta thërrasin në kombëtare për ta çuar pastaj në Afrikën e Jugut. Mes tij dhe Pacinit, edhe pse është një duel i bukur, unë do t’i jepja precedencë sulmuesit të Sampdorias, për cilësitë e tij shënuese. Blanku kërkon “yllin” e tretë mbi fanellë? E thotë tani… Duhej ta bënte kur ishte momenti për të mbrojtur Juventusin. Për mua titujt kanë qenë gjithnjë 29, nuk e di pse për Blankun janë bërë vetëm tani 29…”.