25 nëntor 2009

Barcelona kualifikohet me brilianc

Barcelona është kualifikuar në fazën Knock – Out të Ligës së Kampionëve pasi mposhti në Camp Nou kampionin e Italisë Interin me rezultat prej 2 me 0.
Pjesa e parë
Barcelona hyri në lojë pa Messin dhe Ibrahimovicin të cilët nuk deshi ti rrezikoj Guardiola dhe i la në stol.
Barcelona filloi ta imponoj lojën e saj ofanzive që në fillim të takimit. Lojtarët e Interit që në fillim e panë nuk do të kenë shancë ndaj blaugranëve dhe tifozëve të mbledhur në Camp Nou.
Rasti i parë për Barcelonën vjen në minutën e 5 kur Xavi nuk arrin të shënoj.
Mbrojtja e Interit kapitulon shumë shpejtë. Harkim nga këndi të cilin e ekzekuton Xavi. Topin e lancuar nga Xavi e devijon Henry për Piquen që nga afërsia shënoi për 1-0 në minutën e 10.
Goditje e lirë për Barcelonën. Në këto momente Nerazzurët mbroheshin me 10 lojtarë. Xavi merr përgjegjësinë dhe përpak sa nuk shënon një eurogol. Ndodhi kjo në minutën e 14.
Dy mesfushorët më të mirë në botë Iniesta dhe Xavi po luanin hara-kiri me Interin me pasimet maestrale.
Në minutën e 26 organizohet një aksion i mrekullueshëm i blaugranëve. Daniel Alvesh morri një top në krahun e tij të cilin e harkoi bukur te Pedro i cili gjendej vetëm para zonës dhe shënon lehtas për kapitulimin e dytë të Julio Cesar.
Në minutën e 35 Victor Valdes bën një gabim të tmershëm duke dalur palidhje nga zona e tij, top të cilin edhe më tmershëm nuk e shfrytëzon Dejan Stankovic. Ky ishte rasti i parë për Interin në këtë takim.
Goditja e parë në drejtim të portës e Interit erdhi në minutën e 43 nga Diego Milito. Në këto momente posedimi ishte 61 % me 39 % për vendasit.
Në minutën e 45 Seidou Keita me kokë përpak sa nuk e trefishon epërsinë.
Nga kjo lojë, kuptohet që Guardiola nuk kishte nevojë për Messin dhe Ibrën të cilët i pushon për ndeshjen me Realin të dielën.
Pjesa e dytë
Barcelona qetësohet paksa kurse Interi po vazhdonte me avazin e vjetër. Vërtetë zi-kaltërve po i mungonte Sneijder.
Fillimisht Interi merr iniciativë të lehtë në pjesën e dytë. Maicon nga krahu organizon një aksion me Thiago Mottan i cili në vend që të godas pasoi te Eto’o i cili u rrëzua në zonë. Penalti e çartë kjo, Massimo Busacca hesht.
Menjëherë pas një kundërsulmi Dani Alvesh harkon bukur si zakonisht për Xavin i cili edhe më bukur godet me kokë, por Julio Cesar arriti ta ndal goditjen e papërshtatshme me kokë. Vërtetë intervenim i bukur i Julio Cesar i cili ishte më i angazhuari në fushë.
Në minutën e 58 vjen një goditje dënimi për Barcelonën. Daniel Alvesh godet fortë dhe ulët, goditje të cilën e ndali Julio Cesar.
Në vazhdim të takimit, Mourinho inkuadron Balotellin dhe Quaresman të cilët nuk bënë asgjë pasi që i inkuadroi ata shumë vonë.
Kështu, Barcelona kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve duke ndryshuar situatën në grupin F. Tani Interi ka fatin në dorë pasi që duhet të shënoj patjetër fitore në San Siro kundër Rubin Kazanit më 9 Dhjetor.