17 nëntor 2009

Capello, zgjidhja e gabuar

Vendimi për të rekrutuar një trajner të famshëm Italian si Fabio Capellon në postin e selektorit të Anglisë, ka përulur të arriturat e talentëve dhe trajnerëve anglez, sipas menagjerit të Fulhamit Roy Hodgson.
Hodgson, një trajner më përvojë të gjatë si trajner i Finlandës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Zvicrës, beson se trajnerët anglez kërkojnë punë jashtë FA, pasi që këta të fundit kërkojnë trajner të huaj.
“ Në të kaluarën trajnerët e huaj nuk guxonin as ta përmendin postin e selektorit të Anglisë pasi që në atë kohë trajnerët Anglez ishin me nam në futboll.”
“ Sidoqoftë, ne kemi nënvlersuar sistemin e trajnimit anglez duke thënë se nuk ka anglez të aftë për ta drejtuar kombëtaren Angleze, se trajnerët tanë janë të mjerë dhe duhet të kërkojmë jashtë vendit.”
“ Unë jam i frikësuar, pasi që këta teknikë anglez, sot selektojnë kombëtaret e Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Zvicrës, Finlandës, Afrikës, Arabisë e kështu me radhë.”
Hodgson spekulohet të jetë pasuesi i Fabio Capellos.