Siç kuptohet, zyrtarët e Real Madridit janë duke e kërkuar Luiz Felipe Scolarin si trajner, në një të ardhme të afërt.Ish selektori i Portugalisë tani trajner i ekipit Uzbek Bunyodkor, besohet të jetë trajneri më i paguar në botë, duke fituar rreth 20 milion euro në sezonë në një kontratë 18 mujore.
Zërat thonë se Scolari është pranë Realit, dhe kjo do të konkretizohet, në rast se Pellegrini dështon të fitoj El Classicon në Camp Nou. Nëse Pellegrini dështon, shkarkimi do të ishte i paevitueshëm.