17 nëntor 2009

Edin Dzeko dëshiron Milanin

Sulmuesi i Wolfsburgut Edin Dzeko ka bërë të ditura planet për tu transferuar te Milani verën e ardhshme, pasi që ai që një kohë të gjatë është duke kontaktuar me rosonerët.
Dzeko është ndjekur për së afërmi nga rossonerët, pasi që hapën negociata me kampionët gjerman në fund të verës. Por, negociatat dështuan dhe Dzeko mbeti në BundesLigë.
“ Tregimi me Milanin ende nuk ka përfunduar.”
“ I kam thënë zyrtarëve të Wolfsburgut se dua të largohem dhe të shkoj te Milani. Gjithmonë kam qenë fans i Milanit dhe dua të bëhem Rossoner në qershor.”
Raporte të ndryshme thonë se Manchester United e dëshiron poashtu sulmuesin. Klauzola e tij është rreth 30 milion euro, por dëshira e tij për tu transferuar te Milani mund të ndikoj më negociatat.