Franca është kualifikuar në kampionatin botëror pasi që shënoi në vazhdime ndaj Irlandës nën kushte kontraverse, duke i ardhur dhe kështu fjala kapitenit Azzur Fabio Cannavaro.Thiery Henry e preku dy herë topin me dorë para se ta pasoj te Gallas që të shënoj golin krucial për eliminimin e skuadrës së Giovanni Trapattonit.
“ Më vjen vërtetë keq për Trapattonin. Në suazat e Fair Play-it diçka nuk shkoi në rregull.”
“ Pas golit, Henry nuk duhej te festonte. Ai do të bënte më mirë po të qëndronte i qetë. Duhet të turpërohet.”
“ Franca ishte me fat pasi që gjeti një kundërshtar vërtetë sportiv, përndryshe mendoj se ndeshja do të ndërpritej për shkak të protestave,” përfundoi Cannavaro.