Selektori i Azzurëve Marcello Lippi edhe një herë ka folur për tifozët që kishin vërshëllyer ekipin e tyre të zemrës në takimin kundër Suedisë në Cesena.“ Dje thashë që nuk i kisha dëgjuar buuut, por nuk është ashtu.”
“ Jam i lënduar ? Natyrisht, askush nuk dëshiron të dëgjoj atë.”
“ Nuk e di nëse ndjenja mes meje dhe tifozëve është thyer, por definitivisht nuk është thyer mes meje dhe ekipit kombëtar. Unë do të vazhdoj të punoj me atë që kam.”
“ Kjo nuk i ka ndodhur kurrë një selektori që ka fituar kupën e botës, që është larguar, dhe ka ardhur prap për ta fituar atë.”
Lippi kohëve të fundit është vënë nën snajperin e kritikave të shumta për mos përfshirjen e Cassanos në kombëtare.