25 nëntor 2009

Unirea dhe Stuttgarti do të luftojnë për një vend

Skuadra rumune Unirea Urziceni ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Sevillas, për të shpresuar për një kualifikim në fazën e radhës të Ligës së Kampionëve.
Takimi i zhvilluar në stadiumin Tineretului përfundoi me fitoren minimale të vendasve, pas një autogoli të shënuar nga Ivica Dragutinovic në fund të pjesës së parë.
Takimi tjetër i Grupit G, i zhvilluar ndërmjet Rangers dhe Stuttgart, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-0.
Me këtë fitore gjermanët mbajnë gjallë shpresat për kualifikim, ndërsa në xhiron e fundit do të përballen me konkurrentin e drejtpërdrejtë Unirea Urziceni, kur dihet se Sevilla tashmë ka siguruar kualifikimin.
Stuttgartit i duhet vetëm fitorja për t’u kualifikuar, ndërsa Unirea mund të vazhdojë tutje edhe me barazim.