25 nëntor 2009

Milan kërkon Agbonlahor

Sipas ilcalciomercato.it, Milani synimin kryesor gjatë afatit kalimtar dimëror e ka sulmuesin e Aston Villës Gabriel Agbonlahor.
Milani do të hyjë seriozisht në afatin kalimtar dimëror duke siguruar lojtarë të rinj për ripërtërirjen e skuadrës. Njeriu ideal për përforcimin e sulimit rossoner do të ishte Agbonlahor.
Sulmuesi vlen hiq më pak se 20 milion euro. Milani nuk besohet se do të shpenzoj një shumë të tillë për lojtarin, por besohet se këtu do të përfshihet dhe sulmuesi i dështuar holandez, Klaas – Jan Huntelaar.
Javë më parë, spekulimet nëpër mediat Italiane aludonin në disa shkëmbime të mundshme të Huntelaarit me disa lojtarë në top formë sot në Europë.