25 nëntor 2009

Carragher : Për çdo rast, Europa League

Mbrojtësi i Liverpoolit Jamie Carrager beson se nuk është gjithçka e humbur nëse Liverpool nuk arrin të kualifikohet në 1/16 e Champions League.
“ Nëse nuk kalojmë fazën tjetër të Champions League, atëhere duhet të mendojmë për Europa League.”
“ Steven Gerrard dhe unë fituam UEFA cup ( sot Europa League ) në vitin 2001, ishte një moment i bukur. Është një rast për të fituar trofe dhe aty garojnë disa skuadra të mëdha.”
“ Gjëja më e vështirë është që fati nuk është në dorën tonë.”
“ Më herët kur ishim në këto situata ne ishim në gjendje që ti sortojmë gjërat. Duhet të koncentrohemi në këtë takim me shpresë se mos ndodhë ndonjë mrekulli.”
“ Askush nuk mendon për ndeshjen tjetër pasi që duhet ta fitojmë këtë. Nuk duhet të ja lëmë fajin Lyonit që nuk i kemi punët mirë por vetes.” Përfundoi Carragher.