Arsenali ka fituar edhe derbin 145-të të Londrës Veriore duke mposhtur me rezultat 3-0 ekipin e Tottenhamit në Emirates Stadium.
Tottenhami arriti të mbrohet mjaft mirë gjatë pjesës së parë të ndeshjes, por dy gola të shpejtë në fund të saj i dhanë epërsinë e dyfishtë Arsenalit para pauzës mes pjesëve.
Robin van Persie shënoi golin e parë në minutën e 42-të pas një asistimi nga Bacary Sagna, para se një minutë më pas edhe kapiteni Cesc Fabregas të shënojë për të dyfishuar epërsinë.
Pas një ore lojë holandezi Van Persie shënoi edhe golin e dytë të tij dhe tretin në ndeshje, për të vulosur fitoren e topçinjve.
Fitorja, e 60-të e Arsenalit ndaj Tottenhamit në ligë, e çon në 1,000 numrin e pikëve në Ligën Premier të fituara nga menaxheri Arsene Wenger. Arsenali tash mban pozitën e dytë, së paku për disa orë, që kërcënohet nga Manchester United që sonte zhvillon takimin e radhës përballë Blackburnit në Old Trafford.