Blutë e Chelseat kanë shfrytëzuar epërsinë e një lojtari në fushë për të shënuar fitore 4-0 në udhëtim ndaj Bolton Wanderers.
Boltoni i rezistoi mirë presionit të Chelseat deri në çastet e fundit të pjesës së parë kur Jlloyd Samuel ndërhyri nga prapa ndaj Didier Drogba mu para golit të Jussi Jaaskelainen, për t’iu dhuruar mysafirëve një penalti dhe për t’u ndëshkuar me karton të kuq. Frank Lampard ishte i saktë nga pika e bardhë për t’ia dhënë epërsinë Chelseat.
Të mbetur e dhjetë lojtarë vendasit nuk arritën të mbrojnë portën as në pjesën e dytë kur pësuan tre gola të tjerë. Pas një ore lojë Deco dyfishoi epërsinë me anë të një kundërsulmi. Shtatë minuta para fundit të takimit Zat Knight shënoi autogol ndërsa rezultatin e vulosi Didier Drogba në kohën shtesë të takimit.
Me tre pikët e reja Chelsea forcon kreun me 27 pikë, pesë më shumë se Arsenali dhe Manchester United që pozicionohen në dy pozitat e radhës. United mund të ngushtojë diferencën nëse nxjerr rezultat pozitiv ndaj Blackburnit në takimit që sot zhvillohet në Old Trafford.