21 vjeçari Erton Fejzullahu, i lindur në Kosovë me nënshtetësi suedeze ka bërë një paraqitje impresive në fanelën e kombëtares U-21 të Suedisë kundër Kazakistanit në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Europian.Erton Fejzullahu në këtë takim shënoi plot 4 gola, në minutat 39,50,56, dhe 67, për fitoren e Suedisë prej 5 me 1.
Golat tjerë i shënuan Arton Ekdal në minutën e 60 kurse golin e nderi për kazakët e shënoi Shomko në minutën e 89.
Erton Fejzullahu aktualisht luan për klubin në Eredivisie Nec Nijemegen ku po kalon një formë të shkëlqyer. Po ka indikacione nga klube të mëdha për transferimin e tij.
Profili i Erton Fejzullahut
U lind, më 19 april 1988
Mosha: 21 vjeçar
Vendlindja: Kosovë
I gjatë: 1,80 m
Peshon: 81 kg
Klubi: NEC Nijmegen
Pozicioni: mesfushor
Klubi i parë: 2005 Högadals IS
2009 FC Köpenhamn
Mjällby AIF
NEC Nijmegen 0 (0)
Përzgjedhja U -21 Suedi