24 nëntor 2009

"Plas" edhe në Itali, nëntë arrestime

Policia italiane ka arrestuar nëntë persona, mes të cilëve ka qenë edhe presidenti i Potenca SC, Xhuzepe Postiljone. Autoritetet theksuan se shoqërimi i tyre u bë pas hetimit për trukimin e ndeshjeve, me akuzën për mashtrim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Ata dyshohen se kanë manipuluar një ndeshje në Serinë B gjatë sezonit 2007/08 dhe shtatë takime në C1. Nëpërmjet basteve, Postiljone ka përfituar afro 400 mijë euro. Ndërkohë, FC Gosau, klubi i ligës së dytë zvicerane pezulloi mesfushorin Mario Bigoni, pas akuzave për përfshirje në skandalin e trukimeve.