21 tetor 2009

Lippi: Kemi shumë miqësore

Strategu i kombëtares Italiane Macello Lippi ka thënë se ai do të fillojë t'i provoj taktikat e Botërorit në ndeshjet miqësore që do t'i ketë Italia. Sipas mendimit të tijë për fat të mirë Italia ka shumë miqësore, gjë kjo pozitive pasi që mund t'i provoj në fushë taktikat e menduara."Me datën 14 Nëntor kemi një ndeshje miqësore me Holandën. Ne kemi edhe disa opsione t'i provojmë taktikat në ndeshjet tjera miqësore që i kemi më 18 Nëntor dhe më 3 Mars, por ende nuk është vendosur asgjë rreth formacionit për Botërorin Afrika Jugut 2010." tha Italiani për 'Il Corriere dello Sport', i cili për ndeshjet miqësore të Prillit dhe të Majit, ëshë duke i pritur shortet të cilat do të hidhen më 4 Dhjetor dhe varësisht nga kundërshtarët në grup ai do t'i provoj ato taktika, të cilat mendon se do të funksionojnë kundër tyre.