20 tetor 2009

Kaka': Do të shënoj

Ylli i Real Madridit ka thënë se nuk do të gëzohet nëse shënon kundër ish klubit të tijë, por në të njëjtën kohë do të bëjë përpjekje të shënoj sa më shumë. Ai fitoi Serie A dhe Ligën e Kampionëve me Rossonerët suksese këto që e bënë idol tek shumica e tifozërisë Rossonere.- "Kjo është një lojë e rëndësishme për mua dhe për klubin. Nuk do të gëzohem nëse shënoj, por do të mundohem të jap maksimumin për të arritur gol kundër ish klubit tim i cili më dha shumë gjëra të reja për mua dhe më mësoi se si të bëhem ky që jam sot. Berlusconi më ndihmoj të rritem me blerjen time nga Sao Paolo, por Florentino është duke më ndihmuar ta vazhdojë rritjen time."