Juventusi ka regjistruar fitoren e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve këtë sezon duke mposhtur Maccabi Haifan me rezultat minimal prej 1-0.
Tri pikë të plota Zonjës së vjetër ia siguroi qendërmbrojtësi italian Giorgio Chiellini, i cili kërceu më së larti pas një krosimi të Diegos për të shënuar në portën mysafire (47’).
Ndeshja tjetër e Grupit A, e zhvilluar ndërmjet Bordeaux dhe Bayern Munich, i ka takuar skuadrës franceze, e cila ka mposhtur bavarezët me rezultat prej 2-1.
Bordeaux do të kishte shënuar fitore edhe më të lartë, mirëpo vendasit nuk u treguan të saktë nga ekzekutimi i dy penaltive, me ç’rast dështuan Gourcuff dhe Jussie.
Pas xhiros së tretë, Grupit A i prin Bordeaux me shtatë pikë, ndërsa Juventusi mban vendin e dytë me pesë pikë.