29 tetor 2009

Granero: Mos e fajësoni Pellegrinin

Esteban Granero mendon se tani nuk është koha që të gjitha fajet të mbeten te Manuel Pellegrini. Humbja turpëruese në Copa Del Rey ka bërë që mediat të dalin kundër metodave të ish trajnerit të Villarealit." Ne zbatojmë urdhërat e trajnerit, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siq planifikojmë. Ne kemi paksa frikë në disa momente, por nuk mendoj se Pellegrini duhet të fajësohet për këto rezultate" theksoi Granero.