28 dhjetor 2009

United i ofron Benficës Nanin për Di Marian

Anësori i Manchester United Nani së shpejti mund të rikthehet në vendlindje, pasi që djajtë e kuq dëshirojnë ti bëjnë një ofertë Benficës në të cilën bën pjesë Nani e që ka për qëllim ardhjen e Di Marias në Old Trafford.
The Guardian raporton se Nani vet i ka thënë klubit për të kërkuar ndonjë klub nga Spanja ose Italia por jo nga Portugalia, dhe sipas kësaj, ai nuk është i interesuar për tu rikthyer në Ligën Sagres të Portugalisë.
Kryeplaku i United Sir Alex Ferguson besohet të jetë tejet i brengosur për formën e Nanit dhe ndjen se ai nuk ka ardhmëri në klubin nga Old Trafford.
Benfica raportohet të mos jetë ne disponim për të shitur Argjentinasin Di Maria, pasi që ai vlerësohet si njëri prej sulmuesve që premton më shumë për të ardhmen, derisa nuk del ndonjë klub me një ofertë prej 30 milion funtash.
Rivali lokal i United, City, gjithashtu besohet të jetë në gjurmët e 21 vjeçarit.