
Sipas Sky Sport Italia, Beckham arriti në aeorportin e Malpensas në ora 11:00. Ai udhëtoi me një aeroplan privat që ateroi në terminalin numër 2.
Gazetarë dhe kameramanë vërshuan aeoroportin, por Beckham sa shkeli në tokë hypi menjëherë në një automjet të siguruar nga zyrtarët e Milanit për ta larguar atë nga mediumet.
Becks tani është në Milanello ku është duke ju nënshtruar testeve mjekësore dhe fizike para se ti nis stërvitjet me pjesën tjetër të klubit pas vitit të ri.
Pas testit mjekësor, Beckham do të takohet me Leonardon, para se të shkoj në hotelin luksoz ku qëndroi dhe vitin e kaluar.