
"Sheiku Mansour Bin Zayed Al Nahyan është gati të ofrojë shumën e 1 miliardë eurove për t'u bërë pronar i Realit të Madridit", shkruante “AS”, pa cituar ndonjë burim. Po ashtu, sipas “AS”, një takim me drejtuesit e klubit, nën drejtimin e pronarit Florentino Perez, pritet që të zhvillohet për këtë qëllim në fillim të janarit 2010.
Megjithatë, sipas rregullores së UEFA-s, Sheiku Mansour nuk mund të jetë pronar i dy klubeve njëkohësisht, saktesonte “AS”.