28 dhjetor 2009

Reali do të ofrojë 50 milionë për Agueron?

Reali i Madridit raportohet se do t’i bashkohet betejës për të marrë shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid, Sergio Aguero.
Sipas Marca, Reali dëshiron të sigurojë një marrëveshje për argjentinasin që në afatin kalimtar të janarit për të mposhtur kështu rivalët tjerë të Ligës Premier të interesuar për lojtarin, si Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.
Reali dëshiron të ofrojë 50 milionë funte për Aguero, edhe pse i riu argjentinas dëshiron ta mbyllë sezonin në Vicente Calderon.
Atletico ka pranuar se ky do të jetë sezoni i fundit që ata e kanë Agueron në përbërje dhe tashmë kanë bërë lëvizje për ta zëvendësuar atë duke shënjestëruar yllin e Lanus, Eduardo Salvio.