28 dhjetor 2009

Ancelotti jep dritë të gjelbër për Riberyn

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i gatshëm të ofrojë 45 milionë funte për të siguruar shërbimet e yllit të Bayern Munich, Franck Ribery.
People shkruan se Ancelotti iu ka thënë fansave se nuk do të nënshkruajë me askënd dhe se do të vrapojë i zhveshur nëpër fushën e klubit nëse ai gënjen. Por italiani është nxituar kur ka dhënë deklaratën.
Pronari i bluve Roman Abramovich ia ka dhënë paratë Ancelottit dhe dëshiron që ai t’i harxhojë ata, derisa lideri i Ligës Premier dëshiron ta forcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe Ribery tash është zgjidhja e parë pasi Chelsea e di se ai do të shkojë diku tjetër nëse nuk e siguron atë në Vitin e Ri, me FIFA që ka suspenduar klubin anglez të transferojë gjatë verës së ardhshme