27 dhjetor 2009

Problemat e Kuq

Manchester United prinë me numrin më të madh të tifozëve të arrestuar nga sezoni 2008/09. Prej 3,752 arrestimeve të përgjithshme në futbollin anglez dhe 1,600 të klubeve të Premierligës, 162 janë tifozë të Djajve të Kuq. Mirëpo, statistikat e përgjithshme kanë treguar rënie të arrestimeve nga viti i kaluar.
Numri i arrestimeve të huliganëve në futbollin anglez ka rënë sezonin e kaluar, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme, njoftojnë njoftuar mediet angleze. Statistikat kanë treguar se janë bërë 3,752 arrestime në ndeshjet e futbollit në Angli dhe Uells – rënie prej 2 për qind nga sezoni 2007/08. Gjysma e tyre ishin bërë për prishje të rendit, ndërsa një e treta kanë qenë për shkelje të bëra si rezultat i konsumimit të alkoolit. Arrestime të tjera janë bërë për mashtrime me bileta dhe dhunë. Manchester United kryeson në listën e arrestimeve të tifozëve nga klubet e Premierligës. Prej 1,600 arrestimeve të tifozëve nga klubet e elitës së futbollit anglez, 185 ishin përkrahës të kampionit të Premierligës.
Në pozitën e dytë u gjend Newcastle (që këtë vit garon në Championship), ndërsa i treti ishte Everton me 139 tifozë të arrestuar. Fulham ishte klubi me më së paku tifozë të arrestuar, me vetëm 13. Më tepër se tre mijë tifozë janë dënuar nga përcjellja e ndeshjeve të futbollit në stadiume.
Prej tyre, Leeds udhëheq me 162 tifozë, të cilët kanë marrë këtë dënim, ndërsa përcillet nga Cardiff me 124 dhe Millwall me 110 - të gjitha këto klube të rangjeve më të ulëta të futbollit anglez. Ndeshjet ndërkombëtare, përfshirë Anglinë dhe Uellsin në shtëpi dhe jashtë vendit, kanë sjellë 35 arrestime.
Ministri i brendshëm, David Hanson, ka thënë: Huliganët dikur i kanë dhënë hije të keqe lojës sonë Kombëtare, por kemi vendosur shembull në mbarë botën për sigurinë gjatë ndeshjeve të futbollit. Jam i kënaqur me bashkëpunimin mes klubeve dhe policisë, por po ashtu duhen lavdëruar tifozët që kanë kuptuar se dhuna nuk ka vend në futbollin modern.
Megjithatë, ne nuk jemi të vetëkënaqur dhe do të vazhdojmë punën të sigurojmë se ky tregim i suksesshëm do të vazhdojë në të ardhmen”.