Sipas The Sunday Mirror, ngritja e Bordeaux në Ligue 1 thuhet ta ketë vënë në pole pozicion trajnerin e saj Laurent Blanc, për postin e trajnerit të Manchester United, para Jose Mourinhos dhe Carlos Queiroz.Ferguson mendohet të jetë adhurues i Blanc që nga koha kur ai ishte futbollist, kur ai e përfundoi karrierën me dy tituj në Old Trafford.
Nëse shëndeti e lejon, Ferguson 67 vjeçar, pritet ta vazhdoj drejtimin e United deri në fund të sezonit.
Një burim mbrenda klubit tha : “ Zëvëndësimi i Sir Alex Ferguson do të jetë detyra më e vështirë që pas largimit të Mat Busy nga klubi.”
“ Nuk është vetëm puna e fitores te United. Mënyra e duhur e lojës dhe zgjatja e traditës është në rend të parë.”
“ Shumë njerëz në Old Trafford e adhurojnë Laurent Blanc, i cili ka vënë një stil të ri të lojës te Bordeaux.”
“ Nuk është sekret që Blanc ishte shumë i afërt me Ferguson kur ai ishte lojtar i United.”
Blanc do të bëhet 44 vjeçar të Enjten – mosha e njëjtë si e Ferguson kur morri drejtimin e Djajve të Kuq.