16 nëntor 2009

Maradona : Messi më i mirë se Ronaldo

Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona ka reflektuar në paraqitjen e Lionel Messi përkundër humbjes 2 me 1 kundër Spanjës në Madrid të shtunën mbrëma. Ai shtoi se Messi eshte per se largu me i mire se Ronaldo.
“ Ndeshja nuk ishte briliante por ekipi u përgjigj mirë kundër kampionit të Europës. Kjo më bën punë sepse skuadra reagoi mirë.”
“ Leo Messi luajti në mënyrë fantastike, dhe dalë ngadalë ai po bëhet lideri i ekipit. Kjo është ajo çfarë dua dhe për çfarë shpresoj.”
“ Pjesa e dytë ishte komplet e jona, por problemin e kishim në konkretizim.”
Maradona u shpreh dhe për Sergio Agueron dhe klubin e tij që është në krizë të thellë.
“ Për të nxjerrë potencialin nga Sergio Aguero duhet të jetë një ekip i mirë dhe të transferoj disa lojtarë.”
“ Përndryshe, ata duhet ta lënë të largohet, dhe të mos e lënë të ngeci në zhvillim.”
Diego Maradona gjithashtu u inflitrua në debatin Messi – Ronaldo duke thënë se Ronaldo as që mund ti afrohet Messis.
“ Ronaldo bëri gjëra të pabesueshme me Manchester United, mirëpo Messi lëviz më shumë, dhe është një nivel më lartë se Ronaldo.”
“ Messis topi i ngjitet në këmbë.” perfundoi Maradona.