Sipas teknikut me përvojë Zdenek Zeman, Luciano Moggi ka ende ndikim në futbollin Italian, përkundër Calciopolit në të cilin ai ishte akteri kryesor.Ish drejtori gjeneral i Juventusit ishte jashtë mase i involvuar në skandalin e trukimit të ndeshjeve, gjë e cila ja morri Juventusit dy tituj, dhe e dërgoi në Serie B. Zeman beson se ndikimi i tij nuk ka marrë ende fund.
“ Ka patur dhe do të ketë ende ndikim psikologjik në arbitrat.” Tha Zeman për La Nazione.
“ Për pjesën e mbetur nuk mund të flas, pasi që shikoj nga një këndvështrim tjetër.”
“ Moggi thotë se nuk është më i përfshirë, ai thotë se ka mbaruar me futbollin, por unë mendoj se ai ushtron ende ndikim.”
Zeman shtoi se ai e sheh Guus Hiddinkun si trajnerin më të mirë në botë.
“ Ai është një magjistar në stol.” Përfundoi Zeman.