16 nëntor 2009

Bosnja do të kualifikohet

Bosnia dhe Herzegovina ishte shumë pranë që ta befasoj Portugalinë në fundjavë, pasi që goditi tri shtylla në tri raste. Sidoqoftë, Boshnjakët duhet të rikthehen nga dizavantazhi prej një goli.
Përkundër humbjes në Portugali, trajneri i Bosnjës Miroslav Blazevic beson ende se njerëzit e tij mund ti kthejnë gjërat për të udhëtuar në Afrikën Jugore.
“ Është vështirë të parashikosh në futboll, por ne do të kualifikohemi në Zenica.”
“ Nuk mund të kualifkohemi nëse luajmë si në ndeshjen e parë, por ndeshja kthyese do të jetë një ndeshje komplet ndryshe, pasi që ne do ta aplikojmë strategji të re që ta befasojmë Portugalinë.”
“ Ne merituam më shumë nga takimi në Lisbonë, dhe nuk kam parë ekip më me fat se Portugezët, mirëpo ne në fund do të kualifikohemi.” Përfundoi Blazevic.