Mesfushori i Barcelonës maestro Xavi ka deklaruar se ai nuk brengoset aspak për Real Madridin para derbit të së dielës.“ Në këto ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Këto ndeshje janë të paparashikueshme.”
“ Ata luajnë më ndryshe, as mirë e as keq. Ata ishin viktimë e suksesit tonë – ata duhet të shpenzojnë ende para për të na mposhtur.”
“ Për momentin, janë duke bërë mirë. Ata janë mbi ne, por nuk dua të flas për një lojë të sistemit të kultivimit të të rinjëve me një sistem të shpenzimit milionësh. Unë e di se çfarë lojë duam ne, ne e dimë se cila është filozofia jonë dhe, e vërteta është se, rivalët nuk më interesojnë.”
“ Ne do të dalim në fushë më respekt sepse është gjithnjë e vështirë ta mposhtësh Real Madridin dhe të mendosh për ti shkelur nuk na bën neve mirë – ne dëshirojmë tri pikë dhe asgjë më shumë.”deklaroi për Marca, Xavi Hernandez.