Ronaldo 'kërcënon' Barcelonën
Cristiano Ronaldo është i lumtur që është kthyer në fushë pas një lëndimit që ka pasur tashmë e një kohë. Ai luajti nga minuta e 69-të kundër kampionit të Zvicrës, Zurich, që ishte një test i mirë për ta sprovuar veten para derbi të madh botëror që do të luajë kundër Barcelonës. "Do të shënojë ndeshjen e ardhshme", tha Ronaldo, duke menduar për ndeshjen e të dielës që luhet në orën 19.00 në Barcelonë. Ronaldo me Real Madridin shpresojnë në fitore në "Nou Camp" kundër Barcelonë. Ylli portugez i vjen keq që nuk ka shënuar kundër Zurich, por sipas tij në ndeshjen e ardhshme do të shënojë dhe sidomos kundër Barcelonës. Ronaldo pret vendimin trajnerit, por sipas tij, është i bindur se do të luajë kundër Barcelonës. "Unë jam mirë dhe dua të luaj kundër Barcelonës", tha Ronaldo. Ylli i Realit parashikon të fitoi me rezultat 1:0 ose 2:0. "Ne jemi të parë në kampionat dhe Champions League. Me mua ose edhe pa mua lojtarët duhet të luajnë mirë", theksoi Ronaldo.