
Fillimisht u njoftua se Van Persie (i cili u lëndua duke luajtur për Holandën) do të mungojë nga katër deri gjashtë javë, ndërsa mendohej se ai mund të kthehej shumë më shpejtë në fushë.
Mirëpo në një deklaratë të lëshuar nga klubi i Arsenalit thuhet se pas ekzaminimeve të stafit mjekësor të Topçinjve, është konstatuar se holandezi duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa ai do të mungojë katër ose pesë muaj. /