
Il Riformista njofton se trajneri i Bluve, Carlo Ancelotti, do të tentojë transferimin e brazilianit që në afatin kalimtar të janarit, ndërsa gjasat më të mëdha për transferimin e tij janë gjatë verës së ardhshme.
Nga ana tjetër, Milani ka nevojë për para për të transferuar sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, i cili kushton afër 30 milionë euro, dhe kjo është mundësia më e mirë që Rossonerët të përfitojnë dhe njëherit të përforcojnë sulmin.