Në fund të sezonit, John Arne Riise mund të largohet nga Roma. Sipas mediave italiane, futbollisti norvegjez ka vendosur të mos largohet në afatin kalimtar të janarit, por ai ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi gjerman Werder Bremen, të cilit mund t’i bashkohet verës që vjen.Në rast të largimit të tij, klubi Giallorossi mund ta transferojë mbrojtësin e majtë të Liverpool, Andrea Dossena, për të cilin është i interesuar edhe Napoli.