27 nëntor 2009

Wenger : Gallas mund të mungojë në derbi

William Gallas mund të mungojë në derbin kundër Chelsea.
Menaxheri i Arsenal Arsene Wenger ka pranuar se William Gallas mund ta humbasë derbin kundër Chelsea në Emirates Stadium të dielën.
Francezi është lënduar në përballjen e Arsenal me Standard Liege në Champions League, ai u përplase me Andrey Arshavin.
“Unë nuk mund të themë se William Gallas do të luaj. Kyçin i këmbës është mirë por syri i tij është shumë i fryer. “ tha Wenger në një konferencë për shtyp
Wenger shpjegon se Arshavin është në dispozicion për ndeshjen e së dielës.
“Arshavin ishte i tronditur, por ai është tani në rregull. “
Arsenal ka tetë pikë me pak se Chelsea por me një ndeshje më pak të zhvilluar.