![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgKCsood-8CzOtsdvtq8k9iw_cLMkHgW35ORsbtsCd2y8XBx275wmaxoK_VJS9Tdcd318R7P9vxy7gGjAimVUTbVAR4ygTmRPW6hD6KLo3m5q-LUlBGDwEXFuUAVoVcCjkuDcd_CBazabzV/s320/57.jpg)
“ Është mirë ta shohësh Barcën duke luajtur në këtë mënyrë. Secili luan mënyrën e vet të futbollit me kualitet dhe teknikë. Duhet të kënaqemi me këtë.”
“ Tani për tani Barcelona luan një mijë herë më mirë se Real Madridi.”
Cruyff thotë se fakti që Real Madridi është në pozitën e parë nuk ka aspak rëndësi para këtij derbi, por mendon se Real Madridi ka kohë që të përmirësohet.
“ Të gjitha këto gjëra janë të panevojshme dhe janë jashtë lojës. Ata janë të parët, nuk luajnë mirë, por janë të parët. Ata poashtu janë në gjurmët e Champions League, dhe kanë kohë që të përmirësohen ende.” Deklaroi për Sport, Johan Cruyff.