18 nëntor 2009

Weah : Ndonje klub afrikan mund ta fitoje kampionatin boteror 2010

Legjenda Liberiane George Weah beson se ndonjë klub afrikan mund ta fitojë kampionatin botëror 2010.
Ish lojtari më i mirë në botë George Weah ka bërë të qartë se ai nuk do të jetë i befasuar nëse një ekip afrikan do ta fiton Kupen e Botës 2010.
“Ne shpresojmë për këtë, ajo nuk është e pamundur. Kjo është një detyrë e veshtirë por jo e pamundur, “ ka thënë Weah, sipas reuters.
Weah shpreson se stadiumet e reja që po ndërtohen për Kupën e Botës, do të vënë një themel të fortë për futbollin në Afrikë.
Një ekip afrikan nuk ka shkuar përtej çerekfinales së Kupës së Botës deri me tani.