Kjo ndeshje do ta përcaktojë fatin e skuadrave. Portugalia do të udhëtojë në Bosnë më e favorizuar pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, por këtu asgjë nuk është e sigurtë!
Bosnja
Bosnja këtë ndeshje do ta zhvillojë me një gol disavantazh. Por nëse ata e zhvillojnë një ndeshje të bukur siç e zhvilluan në Portugali atëherë ata mund ta marin vizën për në Afriken e Jugut. Sulmet e Bosnjës në ndeshjen e kaluar ishin të njëpasnjëshme, duke goditur kështu 3 shtylla dhe duke krijuar dise raste të shkëlqyera për gol.
Bosnja këtë ndeshje do ta zhvillojë pa tre lojtarë të rëndësishëm, Spahiç, Muratoviç dhe Rahimic, të tre këta të pezulluar. Spahiç do të jetë një goditje e vogël për Bosnjën pasi që sulmi i tyre do të përbëhet nga dyshja vdekjeprurëse për kundershtarët Dzeko, Ibisevic, por edhe Misimovic nuk do të jetë larg tyre
Formacioni i mundshëm : 3 – 5 – 2
11 lojtarë startues të mundshëm : Hasagic Jahic, Nadarevic, Berberovic , Salihovic, Ibricic, Jahic, Pjanic, Misimovic, Dzeko, Ibisevic
Forma në pesë ndeshjet e fundit
14 Dhjetor v Portugal ( Mysafir ) 1-0 (ËC Play-off)
14 Tetor v Spain ( Vendas ) 5-2 (ËC Kualifikime)
10 Tetor v Estonia ( Mysafir ) 2-0 (ËC Kualifikime)
09 Shtator v Turkey ( Vendas ) 1-1 (ËC Kualifikime)
05 Shtator v Armenia ( Mysafir) 2-0 (ËC Kualifikime)
Portugalia
Portugalia hyn në këtë lojë e favorizuar pas avantazhit prej një goli.Por nëse e tregon edhe një herë atë lojë që e tregoi herën e kaluar do ta rrezikon kualifikimin.
Portugalia ndeshjen e së shtunës e përfundoi me disa lojtarë të lënduar, ku në fokus janë Deco dhe Bruno Alves. Të dy lojtarët u lënduan gjatë pjesës së parë, Lojtari i Porto Bruno Alves mori një goditje në gjurin e tij ndërsa mesfushori i Chelsea vuan nga një dëmtim në kofsh. Lojtarët kanë humbur trajnimet këtë javë dhe do të jenë në dyshim për për ndeshjen e sotme.
Formacioni i mundshëm : 4 – 2 – 3 – 1
11 lojtarë startues të mundshëm : Eduardo, Ferreira, Carvalho, Bruno Alves, Duda, Pepe, Meireles, Simao, Deco, Nani, Liedson
Forma në pesë ndeshjet e fundit
14 Nentor v Bosnia-Herzegovina ( Vendas ) 1-0 (WC Play-off)
14 Tetor v Malta ( Vendas ) 4-0 (WC kualifikime)
10 Tetor v Hungary ( Vendas ) 3-0 (WC kualifikime)
09 Shtator v Hungary ( Mysafir ) 1-0 (WC kualifikime)
05 Shtator v Denmark ( Mysafir ) 1-1 (WC kualifikime)