25 nëntor 2009

Van Gaal suspendon Tonin

Njoftohet se trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, e ka suspenduar sulmuesin Luca Toni nga angazhimet me skuadrën e parë, për shkak të mosbindjes së tij.
Italiani së fundmi e ka shprehur inatin e tij ndaj trajnerit duke thënë për Rai TV: “Kanë kaluar katër muaj qëkur kam pasur probleme me të. Mjaft është mjaft. Raporti ynë është thuajse mosekzistues...”.
Lajmet zyrtare nga ekipi i Bayernit thonë se Toni ende po vuan nga lëndimi, ndërsa Bild shkruan se, në fakt, sulmuesi nuk është përfshirë në skuadrën e parë për shkak të arsyeve disiplinore. /