Për herë të parë që prej kur mbretëron Rafael Benitez,Liverpooli nuk ka arritur të kualifikohet në raundin Knock-Out të Champions League.Ata ishin lënë në mëshirë të rivalit të grupit E dhe fitorja kundër Debrecenit me rezultat 1-0 nuk mjaftoi që ti mbante ata në garë.
Shpresat për kualifikimin e Liverpoolit ishin fikur në tërësi nga Juan Manuel Vargas i cili i dha fitoren Fiorentinës e në anën tjetër goditje Liverpoolit.Vlen të ceket se Redsat ishin të lidhur me një transferim të Vargas nga Catania në Anfield por ata preferuan Andrea Dossenan në vend të tij.
Është thënë shumë për aftësitë e Liverpoolit,edhe pse duket se është mjaft kualitativ në thellësi që ta mbaj klubin të gjallë në garat e mëdha.
Tani ata janë në Europa League dhe askush nuk mund ti ndihmojë ata.Lojtarët e Benitez do ti tregojnë kualitetet në një garë më pak prestigjioze se Champions League.
Portierë
Pepe Reina
Është njëri nga lojtarët i cili është plotësisht i pafajshëm për problemet e Liverpoolit.Pepe gjithashtu është një udhëheqës i palodhur dhe aftësitë që ka ai janë të pakrahasueshme me lojtarët e tjerë.
Vendi: Champions League
Diego Cavalieri
Braziliani e ka pasur të vështirë të gjej formën e tij në Evropë që prej bashkimit me Liverpool në 2007.Edhe pse paraqitjet e tij ishin të limituara ai duket më shumë funksional se sa i paaftë.
Vendi: Champions League
Mbrojtës
Glen Johnson
Anglezi është transferuar nga Portsmouth dhe duket se prezenca e tij ka qenë e vlefshme në disa ndeshje vendimtare.
Vendi: Champions League
Daniel Agger
Është një lojtar i cili sjell qetësi dhe stabilitet tek ekipi i tij.Një lojtar i ri dhe i rëndësishëm për Redsat.
Martin Skrtel
Në një moment,Skrtel ishte partneri mishte partneri më i preferuar i Carragher dhe është shumë e drejtë.Sidoqoftë,pas dy viteve tek Liverpool, Skrtel po tregon pasiguri në çdo aspekt të lojës dhe kanë filluar të dyshojnë nëse ai mund të jetë një mbrojtës i mirë.
Vendi: Europa League
Sotirios Kyrgiakos
Pas largimit të Hyppias,ishte veterani grek zëvendësimi që përcaktoi Benitez.Megjithatë Kyrgiakos po tregon jovendosmëri të madhe gjatë përballjeve në repartin mbrojtës.
Vendi: Europa League
Jamie Carragher
Për këtë mbrojtës shumë kanë thënë se tek Liverpooli koha e tij ka mbaruar mirëpo ai mbetet një udhëheqës i shkëlqyer dhe ndihma e tij tani është më e nevojshme se kurrë.
Vendi: Champions League
Fabio Aurelio
Një tjetër mbrojtës i cili ka qenë i prekur nga lëndimi.Është i aftë të luajë në disa role.
Vendi: Champions League
Emiliano Insua
Argjentinasi mund të ishte zëvendësim i Aurelios.Me anë të potencialit të tij ai mund ta sigurojë pozitën e mbrojtësit shumë lehtë.
Vendi: Champions League
Martin Kelly
Në moshën 19 vjeçare , ky djalosh ishte një shtim i papritur në skuadrën e Benitez.Megjithatë anglezi impresioni me formën e tij në ndeshjen kundër Lionit para se të prekej nga një lëndim.
Vendi: Jo i definuar
Stephen Darby
Një talent që ishte rritur në Liverpool.Mirëpo pritet më shumë nga ai.
Vendi: Jo i definuar
Andrea Dossena
Që nga transferimi nga Udinese për një shumë prej 7 milionë €,italiani ka qenë zhgënjim i madh për Liverpoolin dhe ditët e tij tek Anfield janë të numëruara.
Vendi: Europa League
Mesfushorë
Alberto Aquilani
Një lojtar i cili ka shpenzuar më shumë kohë tek doktorët për trajtimin e tij se sa në fushë.Ende pritet shërimi i plotë i mjeshtrit Italian.
Vendi: Champions League
Steven Gerrard
Çfarë mund të thuani më shumë për një “ Kapiten Fantastik” siç është ai?Ai është gjaku i Liverpoolit-Fund i tregimit.
Vendi: Champions League
Javier Mascherano
Konsiderohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë.Që prej largimit të Alonsos drejt Real Madridit përgjegjësia e tij është rritur dhe Mascherano nuk do të largohet përkundër shqetësimeve mbi të ardhmen e tij.
Vendi: Champions League
Yossi Benayon
Rreth një viti kapiteni i Izraelit është bërë lojtari më i rëndësishëm në Liverpool pas Gerrardit.Driblues i shkëlqyeshëm,pasime të mrekullueshme dhe golashënues mjaft i aftë gjithashtu.Yossi është në gjendje të shpartallojë çdo lloj mbrojtje.
Vendi: Champions League
Lucas Leiva
Edhe pse performancat e tij janë përmirësuar në mënyrë të dukshme,do të jetë e vështirë ta përmbush potencialin e të luajë në një pozitë që nuk i përshtatet pikave të forta që ka ai.
Vendi: Europa League
Albert Riera
Sezoni i dytë në Angli për këtë lojtar ka qenë mjaft i vështirë,mirëpo ai ka treguar formë të mirë dhe cilësohet si pasardhës i “John Arne Riise”.
Vendi: Europa League
Jay Spearing
Nuk do të jetë e lehtë për mesfushorin e vogël edhe pse është karakterizuar si “Gerrardi i ardhshëm” mirëpo ai duket të jetë i destinuar të ndjek gjurmët e Danny Guthrie,Darren Potter.
Vendi: Asnjëri nga këto
Damien Plessis
Francezi i ri bëri premtime të mëdha në ekipet e mëparshme mirëpo si duket ai për moment është lënë jashtë.
Vendi: Asnjëri nga këto
Sulmues:
Fernando Torres
Njëri nga transferimet briliante të Benitez.Me 60 gola në 96 ndeshje për Liverpoolin cilësohet si sulmuesi më i mirë në botë.
Vendi: Champions League
Ryan Babel
I blerë në të njëjtën kohë si Torres,Holandezi nuk është lëvduar si spanjolli ngase shumicën e kohës e ka kaluar në pankinë.
Vendi: Europa League
Andriy Voronin
Pas kthimit të tij nuk ka treguar ndonjë aftësi mbresëlënëse dhe ukrainasi duket se është rehabilituar në frymën e Bundesligës.
Vendi: Europa League
Dirk Kuyt
Askush nuk punon më shumë se ky lojtar mirëpo kur nuk shënon mjaft gola vështirë të paraqitet në njëmbëdhjetëshin e parë.
Vendi: Champions League
David Ngog
Duket se ky ka të ardhme në Liverpool.Ish-lojtari i Paris Saint Germain ka bërë më shumë se ç’është pritur në vend të Torres dhe ky mund të bëhet njëri nga lojtarët e mirë të Rafa Benitez.
Vendi:Europa League
Rezultatet Finale:
Champions League : 13Europa League: 8Asnjëri nga këto: 2Jo i definuar: 2
Si përshtatet Liverpooli me ekipet e tjera në Evropë në krahasim me ekipet e tjera?Presim komentet tuaja.