16 nëntor 2009

Trapattoni akuzon francezët

Giovanni Trapattoni, selektori i Irlandës, ka akuzuar lojtarët francez pas humbjes 1 me 0 si vendas ndaj Francës në Play Off.
Pas ndeshjes, disa lojtarë të Irlandës dhe të Francës ishin kacafytur në fushë dhe për këtë është shprehur menjëherë Trapattoni tepër i nervozuar.
“ Një lojtar francez i tha diçka njërit prej lojtarëve të mi, nuk mund ta them ( ishte aq keq ). Një lojtar i famshëm ma ofendoi lojtarin. Unë ju tregoj se çfarë ndodhi për jo lojtarin. “
“ Nuk mund ta ofendosh popullin Irlandez në atë mënyrë. Nuk është në edukatën time të tregoj çfarë tha. Është e mjaftueshme që ata të mendojnë se çfarë thanë, dhe të kuptojnë që e kanë gabim.”
“ Ende nuk ka përfunduar asgjë. Është gjysma e rrugës. Gjithçka mund të ndodhi. Kam parë në kohën time në Itali, dhe në kohën time me Irlandën, shumë rezultate më kishin befasuar.”
“ Të gjitha lojtarët luajtën mirë. Ndërsa paraqitjet e Damien Duff dhe Liam Lawrence ishin fantastike.” Deklaroi pas ndeshjes Trapattoni.
Kurse selektori francez Raymond Domenech pas takimit u shpreh:
“ Me një hap jemi në botëror. Objektivi është kualifikimi. Janë 180 minuta, 90 i kaluam. Irlandezët luajtën shumë mirë, dhe janë të gatshëm të shkaktojnë telashe, duhet të jemi vigjilent.”