16 nëntor 2009

Lippi i kënaqur me barazimin ndaj Holandës

Italia ka pritur Holandën në Pescara të shtunën në mbrëmje dhe asnjëra prej të dyja ekipeve nuk ishte në gjendje të gjej rrjetën, duke rezultuar kështu në një barazim zhgënjyes pa gola, ndërmjet dy prej ekipeve më të forta në botë.
Selektori Italian Marcello Lippi kishte shumë arsye që të jetë i kënaqur me atë se , ndërmjet dy prej ekipeve më të forta në botë.
Selektori Italian Marcello Lippi kishte shumë arsye që të jetë i kënaqur me atë se çfarë pa, pasi që Antonio Candreva dhe Davide Biondini bënë një debutim të mirë.
“ Qëndrimi ynë në fushë ishte i mirë para pushimit të pjesës së parë. Sidoqoftë, ne humbëm posedimin lehtë në pjesën e dytë dhe bëmë disa herë pasime të gabuara.”
“ Ne u përmirësuam pas një intervali kohor përkundër një kundërshtari të fortë. Ne i lamë ata shumë prapa golit dhe nuk lejuam të shënonin. Më pas, pasimet tona ishin shumë më të sakta. Për këtë shkak, unë jam mjaft i kënaqur me barazimin, edhe pse 0-0 kurrë nuk është rezultat i bukur.”
“ Të rinjtë ishin shumë mirë sot. Palladino, Biondini dhe Candreva bënë një punë të mirë ndaj Holandës. Mourinho mund të thotë se nuk ka talentë në Itali, por ata e demantuan atë në fushë.” Deklaroi pas ndeshjes Lippi.