Spaleti ‘zëvendëson’ Lipin
Marçelo Lipi largohet nga Kombëtarja italiane pas botërorit 2010: lajmi ka qarkulluar me një shpejtësi aq të madhe, saqë "bookmaker"-sat anglezë nuk kanë humbur kohë për të kuotuar pasardhësin e tij. Spaleti, i cili u vetëkandidua për stolin "axurr", shihet si kandidati më i fortë. Ish-trajneri i Romës kuotohet me koeficientin 2,00, ndërsa si zgjedhje e dytë shihet tekniku i Fiorentinës, Çezare Prandeli (5,00). Alternativa e tretë është Roberto Mançini (8,00), ndërsa nuk mungojnë emrat e Kapelos dhe Murinjos.