Barcelona, miliona euro shpërblime për futbollistët
Një milion e dyqind mijë euro të futura nëpër xhepa dhe dyqindepesëdhjetë mijë euro të tjera të vendosura si premio për aktivitetin në Abu Dhabi. Kjo është shifra e shpërblimeve që secili futbollist i kontingjentit të Barcelonës ka përfituar gjatë vitit 2009, ku skuadra është shpallur fituese e Ligës së Kampioneve, kampionatit spanjoll, Kupës së Mbretit, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Evropës. Pas afro një muaji në Lindjen e Mesme, katalanët do të luajnë edhe në botërorin për klube, kupa e fundit e këtij viti dhe trofeu i vetëm që mungon në "Kamp Nou". Nëse do të triumfojë në aktivitetin kundër kampionëve të kontinenteve të ndryshme, Barcelona do të kapë shifrën e 32.7 milionë eurove të paguara në formë shpërblimesh brenda një sezoni.