25 nëntor 2009

Sekreti i David Bekhamit: Që fëmijë vuante nga astma

Një sekret i madh dhe i vogël, të cilin vetëm pak persona e dinin: Devid Bekham vuan nga astma qëkur ishte fëmijë. Me gjithë mbijetesën mediatike të yllit të Los Anxhelos Galaksy, dhe një karriere në nivelet e mëdha, vetëm në fund të finales së MLS javën e kaluar ndaj Salt Lake Siti telekamerat kanë bërë të pavdekshme për herë të parë pamjet, kur "Becks" të vrapoi për të përdorur pompën e astmës për të shmangur një kollitje të dhunshme. "Devid vuan nga astma qëkur ishte fëmijë, konfirmon menaxheri i tij, Simon Oliveira. Por sigurisht, kjo nuk e ka kushtëzuar kurrë performancën e tij. Nuk e kam thënë kurrë publikisht, por nëse shembulli i tij mund të inspirojë cilindo që gjendet në të njëjtat kushte, kjo do të jetë më mirë". Muajin e ardhshëm, Bekham, 34 vjeç, do të rikthehet te Milani në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndaj me shumë mundësi do të jetë pjesë e kombëtares angleze në Botërorin 2010. Anglezi nuk është i vetmi atlet në nivelet e larta, që vuan nga astma: edhe mesfushori i Man UTD, Skolls dhe maratonistja Radclife vuajnë nga e njëjta sëmundje.