Pas vuajtjes prej një viti e gjysmë, duket se ditët e mira po vijnë për Gabriel Militon. Mbrojtësi argjentinas, vëlla i sulmuesit të Interit, Diego, është ftuar për të luajtur në miqësoren e Barcelonës kundër ekipit Bolivar. Më në fund, duket se 29 vjeçari do të rikthehet pas 18 muajsh.
Ai kishte pësuar një lëndim në ligamente të gjurit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, më 29 prill të vitit 2008.