Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini ka pranuar se ylli i Juventusit, Amauri është duke e shqetësuar në prag të Kampionatit botëror 2010.Pazzini synon të përfshihet në Kombëtaren e Italisë, por plani i tij është i rrezikuar nga Amauri, i cili pret të pajiset me pasaportë italiane që do t’i mundësonte të luante për Azzurrët.
Por, fakti se Amauri ka lindur në Brazil ka bërë që disa futbollistë të Kombëtares italiane, përfshirë Gennaro Gattuson, janë shprehur kundër përfshirjes së tij në ekip. Duke folur nga kampi stërvitor i Italisë para ndeshjes miqësore kundër Suedisë në Cesena të mërkurën, Pazzini tha : “Duhet të pranoj se më shqetëson pak.
E kuptoj se ai është gjysmë-italian, por sa i përket kësaj çështjeje, ai nuk është aspak italian”. Amauri ka aplikuar për pasaportë italiane në dy vitet e fundit. Gruaja e tij është dashur të dëshmojë se është italiane e pastaj duhet të bëjë kërkesë për të fituar shtetësinë e burrit të saj në bazë të martesës së tyre.